Miratohen pagat mbi 6 milionë lekë të gjyqtarëve të Kushtetueses, Fatmir Xhafaj voton kundër

Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj, është i vetmi socialist që votoi kundër projektligjit “për organizmin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, që parashikon rritje pagash për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Ky projektligj mori në total 74 vota pro.

Në nenin 17 të ligjit për Gjykatën Kushtetuese, propozohet që neni që parashikonte se paga e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të ishte e barabartë me pagën e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, ndryshohet dhe rroga tashmë bëhet sa 96% e pagës së presidentit, plus 58 % shtesa për shkak të natyrës së veçantë të punës.

Pra, paga e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, bëhet 644 mijë lekë të reja. Ndërsa drejtuesi i Gjykatës, ka 20% shtesë për shkak të pozicionit dhe paga e tij arrin 773 mijë lekë të reja.


Shtuar 27.07.2024 08:03