Gërvalla thotë se përputhja e shenjave të gishtërinjve nuk garanton se është kryer identifikimi i Faton Hajrizit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova ende nuk e ka verifikuar se Faton Hajrizi është vrarë në Serbi.

Gërvalla ka thënë se mostra e shenjavë të gishtërinjëve që u dërgua nga Serbia, pas verifikimit në Kosovë u konstatua të jetë e Faton Hajrizit, duke shtuar se “nuk kemi asnjë garancë që bëhet fjalë as për personin e vrarë dhe as për ndonjë prej pretendimeve të tjera”, raporton Express.

Gërvalla thotë se përputhja e shenjave të gishtërinjve nuk garanton se është kryer identifikimi i Faton Hajrizit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova ende nuk e ka verifikuar se Faton Hajrizi është vrarë në Serbi.

Gërvalla ka thënë se mostra e shenjavë të gishtërinjëve që u dërgua nga Serbia, pas verifikimit në Kosovë u konstatua të jetë e Faton Hajrizit, duke shtuar se “nuk kemi asnjë garancë që bëhet fjalë as për personin e vrarë dhe as për ndonjë prej pretendimeve të tjera”, raporton Express.

“Ne kemi qenë shumë këmbëngulës në kërkesën që trupi i personit të vrarë, kushdo që të jetë ai, t’I kthehet familjes për t’u varrosur në Kosovë. Kemi shpërndarë të gjitha informacionet në kohë me të cilat kemi mundur të pajisjemi gjatë kësaj kohe. Kemi pasur një mostër të shenjave të gishtërinjëve të një personi, i cili pas verfikimit në Kosovë është konstatuar të jetë qytetari i Kosovës, Faton Hajrizi, mirëpo nuk kemi asnjë garancë që bëhet fjalë as për personin e vrarë dhe as për ndonjë prej pretendimeve të tjera”, ka deklaruar Gërvalla.

Gërvalla tha se gjithçka që ka ndodhur në Serbi është ende mjegull.

“Deri tani gjithçka ka ndodhur në Serbi është në mjegull. Nuk mund t’i themi qytetarëve tanë që kemi informacione të sakta, mirëpo nuk fshehim asnjë prej informacioneve që kemi marrë sepse dëshirojmë që edhe qytetarët dhe mediat të jenë po aq të inforuarr ose të painformuar sa janë edhe institucionet. Pra deri tani kjo është gjendja, pa dashur të paragjykojë asgjë që ka ndodhur në Serbi sepse jam shumë e sigurtë që nuk e dijmë të gjithë të vërtetën dhe prandaj të presim se si do të rrjedhin”, ka thënë Gërvalla.

Kryediplomatja deklaroi se kanë kërkuar ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare për zbardhjen e së vërtetës për këtë rast.

“I kemi bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, u kemi bërë thirrje edhe misioneve diplomatike, edhe misionit të BE’së në Beograd që të na ndihmojnë në sqarimin e kësaj çështje, në zbardhjen e së vërtetës, mirëpo nuk mund t’ju jap me shumë siguri dhe me asnjë garancë informacione përtej asaj çfarë kemi deklaruar deri tani”, ka shtuar ajo.

Ndryshe, Kryeministri Albin Kurti e filloi mbledhjen e sotme të Qeverisë, duke u marrë me rastrin e Faton Hajrizit. Kurti rikonfimoi se shenjat e gishtërinjve që janë dërguar nga Serbia, që sipas tyre janë të personit që e vrau policin Nikolla Krsmanovic, janë përputhur me shenjat e gishtërinjve të Faton Hajrizit.

“Ditëve të fundit kemi dëgjuar shumë lajme në lidhje me rastin e shtetasit Faton Hajrizi. Institucionet tona janë përpjekur maksimalisht që në vazhdimësi të transmetojnë informacione zyrtare. Së fundmi, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës jemi informuar nga Drejtoria e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor – ILECU e Policisë së Kosovës se autoritetet serbe, më datë 22 korrik 2024, kanë dërguar shenjat e gishtërinjve të një personi” tha Kurti.

“ Të njëjtat shenja së bashku me shenjat e gishtërinjve të qytetarit të Kosovës, Faton Hajrizi, janë përcjellë në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë (AKF), ku pas krahasimit nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë, Drejtoria e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor ka pranuar përgjigje se këto gjurmë i përkasin qytetarit të raportuar si i vrarë. Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës kanë përcjellur më vëmendje çdo hollësi. Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Jashtme janë angazhuar dhe kanë informuar”, shtoi ai.

Ai kërkoi hetim ndërkombëtar dhe vendor për të sqaruar rrethanat e ikjes së tij nga burgu i Smrekonicës dhe ikja në drejtim të Serbisë.

Teksa qytetarëve u bëri thirrje të mos bien pre e “euforisë së heroizimit dhe romantizimit të Faton Hajrizit”.


Shtuar 24.07.2024 16:49