Rekordi i Realit, mbi një miliardë euro të ardhura

Kur bëhet fjalë për të bërë histori në futboll, Real Madridi nuk mungon kurrë në apel. Por këtë herë nuk bëhet fjalë për qëllime sportive. Siç u njoftua me krenari, Reali bëhet klubi i parë që arrin dhe tejkalon një miliardë euro të ardhura në një sezon.

“Të ardhurat për sezonin 2023-24, duke përjashtuar transferimet e lojtarëve, arrijnë në 1,073 miliardë euro, 27% më shumë se një vit më parë”, bën të ditur klubi i Florentino Perezit nëpërmjet njoftimit zyrtar për shtyp.

Duke shtuar: “Real Madrid ka një fitim prej 16 milionë euro në vitin financiar 2023-24. Klubi mban një pozicion të fortë financiar me një vlerë neto prej 574 milionë euro”.


Shtuar 24.07.2024 16:15