Bayern i Mynihut është gati të bëjë gjithçka për të firmosur talentin e Rennes, Désiré Doué.
Nga franca gazetari i “L’Equipe”, Loïc Tanzi ka bërë me dije se oferta e dytë e Bayern ka mbërritur ditën e sotme në klubin e Rennes dhe flitet për një shifër rreth 40 milionë euro. Ndërsa gazetari i njohur italian Fabrizio Romano ka saktësuar se shifra është edhe më e madhe, rreth 50-55 milionë euro.
Nga këto raportime dallohet qartë dëshira e Bayern për të siguruar shërbimet e 19-vjeçarit, i cili konsiderohet si njëri prej talenteve më të mëdhenj të futbollit transalpin.
Në fillim të këtij muaji klubi bavarez i bëri ofertë prej 35 mln euro ekipit të Rennes, i cili është kontaktuar edhe nga PSG. Bavarezët duken më të favorizuar pasi në Mynih ndodhen Tel dhe Olisse.