Shpërthim me lëndë plasëse në një pallat në Pogradec

Mëngjesin e sotëm rreth orës 02:30, një sasi e vogël lënde plasëse është vendosur në një pallat në Pogradec.

Burime zyrtare nga policia, bënë me dije se në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katit të dytë, në afërsi të banesës së shtetasit me inicialet M. B, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ka nisur hetimet.

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 02:30, në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë, në afërsi të banesës së shtetasit M. B, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.


Shtuar 22.07.2024 07:47