Cindy Marina feston ditëlindjen, nuk mungon urimi i Jozefina Topallit për nusen

Përtej arritjeve dhe sukseseve në karrierë, modelja e njohur Cindy Marina, është mjaft e përfolur edhe për jetën private.

Ajo është në një lidhje dashurie me Genar Topallin, djalin e ish-kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli.

Sot, Cindy feston ditëlindjen e 26 dhe një urim nga vjehrra nuk ka munguar, publikisht.

“Gëzuar ditëlindjen Cindy”, shkruan Jozefina, duke e shoqëruar me një trëndafil të kuq urimin e saj.

Cindy ka folur disa herë për marrëdhenien e saj me Jozefina Topallin, duke treguat se është një vjehrrë shumë e dashur dhe se e bën të ndihet mjaft mirë.



Shtuar 18.07.2024 11:27