Topi i Artë/ Kryeson ylli i Realit, kush janë katër kandidatët për fitimin e çmimit

Katër lojtarë janë favoritë për të fituar “Topin e Artë”. Kjo u konfirmua nga prestigjiozja franceze “L’Equipe”, e cila e krijoi si çmim në vitin 1956.

Në listë për të fituar çmimin më të rëndësishëm individual janë Vinicius Junior, Jude Bellingham, Rordi dhe së fundmi është shtuar edhe golashënuesi më i mirë i Kupës së Amerikës, Lautaro Martinez.

Sulmuesi argjentinas, ka shkëlqyer këtë sezon me Interin, por edhe me kombëtaren e tij.

26-vjeçari ishte vendimtar me golat e tij në Kupën e Amerikës, ndërsa shënoi edhe në finalen ndaj Kolumbisë, për t’i dhënë trofeun Argjentinës.

“Topi i Artë”, do të jepet më 28 tetor të këtij viti dhe pas Messi-t, çmimi mund të fitohet nga një tjetër argjentinas.