Aksident i katërfishtë në aksin Tiranë-Durrës, raportohen disa të plagosur nga përplasja e automjeteve

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin Tiranë-Durrës, teksa raportohet se nga përplasja e makinave ka edhe të plagosur.

Raportohet se pas aksidentit në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca për të transportuar të plagosurit.

Sakaq, autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit që ndodhi rreth 20 kilometra larg Vorës.


Shtuar 14.07.2024 19:24