Mbremjen e sotme eshte gjetur pa shenja jete nje shtetas i paindetifikuar, dyshohet se eshte nje endacak.
Policia po vijon per zbardhjen e ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 13.07.2024, në bulevardin “Bajram Curri”, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet endacak. Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.