Temperaturat ekstreme, Ministrja e Shëndetësisë apel qytetarëve: Kujdes të veçantë për fëmijët dhe të moshuarit

Ditët e fundit vendi ynë është përfshirë nga temperaturat e larta, ndaj është shumë e rëndësishme të ndjekim këshillat e mjekëve.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga puna e stafeve mjekësore në terren të cilët po ofrojnë shërbimet shëndetësore për qytetarët për parandalimin e pasojave negative që sjellin temperaturat e larta.

“Në këto ditë te nxehta e me temperatura të larta, të cilat ndikojnë në shëndet në disa mënyra, është shumë e rëndësishme të ndjekim rekomandimet dhe këshillat e mjekëve”, apelon ministrja Koçiu.

“Dielli është miku ynë, por kujdesi ndaj valëve të të nxehtit është tejet i rëndësishëm”, u shpreh Koçiu.

Në kuadër të marrjes së masave mbrojtëse dhe parandaluese për lehtësimin dhe reduktimin e efekteve dhe pasojave negative shëndetësore që vijnë si pasojë e ekspozimit të zgjatur në temperaturat e stinës së nxehtë të verë, stafet mjekësore në qendrat shëndetësore janë gatishmëri të plotë për të ofruar shërbime dhe informuar qytetarët mbi pasojat negative të ekspozimit ndaj temperaturave të larta.

MSHMS ka vendosur edhe autoambulanca në zonat me fluks më të lartë të qytetarëve dhe pushuesve. Në katër qendra shëndetësore në Tiranë ofrohet shërbim 24/7 për urgjencat pediatrike si dhe janë 34 qendra shëndetësore verore në zonat bregdetare dhe malore.

Mjekët këshillojnë që, të evitoni ekspozimin në diell gjatë orëve 11:00 am – 18:00 pm për të gjitha grup-moshat, me kujdes të veçantë për foshnjat, fëmijët dhe të moshuarit;

Përdorni veshje të lehta dhe me ngjyra të hapura si në shtëpi ashtu edhe jashtë saj; Mbani gjithmonë një shishe me ujë gjatë daljeve nga shtëpia, si dhe kapele dhe syze për mbrojtje nga dielli;

Rregulloni temperaturat e ambienteve ku qëndroni në një diferencë prej 6 gradë C me ambientin e jashtëm; Freskohuni herë pas here me ujë të freskët; Konsumoni sa më shumë ujë për të mos u dehidruar;

Ruani regjimin e medikamenteve sipas udhëzimeve të mjekut; Konsultohuni me mjekun e familjes për çdo problematikë gjatë kësaj periudhe; Kontaktoni


Shtuar 13.07.2024 17:38