Tifozët dallojnë atë që bëri Mbappe menjëherë pas humbjes së Francës ndaj Spanjës

Tifozët kanë parë gjithçka se çfarë bëri Kylian Mbappe menjëherë pasi Franca u eliminua nga Spanja në gjysmëfinale të Euro 2024.

Të martën mbrëma, Franca u eliminua nga Euro 2024 me një humbje në gjysmëfinale 2-1 ndaj Spanjës, duke i dhënë fund një sezoni zhgënjyes.

Franca hyri në turne si një nga favoritët, por skuadra e Didier Deschamps nuk arriti kurrë ta tregoj potencialin në Gjermani, duke përfunduar e dyta në grupin e tyre pas një fitoreje jo bindëse kundër Austrisë dhe barazimeve me Holandën dhe Poloninë.

Gjelat fituan përballjen e tyre në fazën e 1/8-tës me Belgjikën, përpara se t’i duheshin penalltitë për të eliminuar Portugalinë në çerekfinale.

Të martën ata dolën kundër skuadrës ndoshta më të mirë të Euro 2024, por në fakt luajtën mirë dhe kaluan në epërsi të hershme përmes Randal Kolo Muani.

Spanja shpejt u kundërpërgjigj falë një goli të mrekullueshëm të Lamine Yamal dhe një përfundimi të zgjuar të Dani Olmo, por Franca nuk ishte në gjendje të shfrytëzonte shanset e saj për të rikthyer veten në barazim.

Kylian Mbappe humbi në mënyrë jo karakteristike disa mundësi të mira për të barazuar, duke përmbledhur gjithë turneun e tij.

Sulmuesi 25-vjeçar theu hundën në ndeshjen hapëse të Francës dhe dukej i parehatshëm duke luajtur me një maskë mbrojtëse më pas. Ai hoqi maskën për përballjen me Spanjën, por nuk mundi ta shpëtonte skuadrën e tij nga eliminimi.

Qartë i frustruar me veten dhe paraqitjet e ekipit të tij në Euro 2024, pas vërshëllimës së fundit, Mbappe u drejtua drejt bankës së ekipit të tij për të pirë ujë, në vend që të shtrëngonte duart me kundërshtarët e tij.

Ai ecte vetë për disa minuta duke u dukur soditës, megjithëse përfundimisht foli me Yamal dhe lojtarët e tjerë të Spanjës.

Pamjet e incidentit u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale dhe fansave nuk u bënë shumë përshtypje. /Telegrafi/


Shtuar 10.07.2024 15:12