E frikshme/ Shpërthen bombola e gazit në banesën në Maliq

Një bomblë gazi ka shpërthyer në fshatin Rrembec të Maliqit.

Ndërhyrja në kohën e fqinjëve ka bërë të mundur shuarjen e një bomble gatimi në fshatin Rrembec. Më pas ka qenë shërbimi zjarrfikes që ka ndërhyrë për të mos lejuar që nga shpërthimi i bombles të kishim një ngjarje me të rëndë.

Gjithçka ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Rrembec të bashkisë së Maliqit ku një amvisë ka qenë duke gatuar në ambientet e brendshme kur krejt papritur bombola që përdor për gatim është përfshirë nga flakët.


Shtuar 9.07.2024 19:55