Plas sherri mes të rinjve në Tiranë, tre të plagosur rëndë

Pak më parë, disa të rinj janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin në Tiranë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur  rëndë 3 prej tyre.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda” në kryeqytet, ku 4 persona janë përfshirë në sherr.

Ata kanë dhunuar njëri-tjetrin, teksa është dashur ndërhyrja e policisë për t’i ndaluar.

Uniformat blu, kanë shoqëruar njërin prej tyre në komisariat, teksa 3 të tjerët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.


Shtuar 9.07.2024 15:10