Një tërmet është regjistruar 32 km lindje-verilindje të Symit, në Greqi. Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter.
Ndërsa thellësia e regjistruar është 39.4 kilometra.
Sipas mediave greke, epiqendra e tërmetit është afër bregdetit turk dhe lëkundjet sizmike, janë ndjerë veçanërisht në ishullin Rodos.