Arrestimi i Ilir Beqaj/ Paloka ‘shpërthen’ me deklaratën e tij: Hajduti më i madh është ai dy metroshi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, deputeti Edi Paloka ka folur për arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj nën dyshimet për përfshirje në një skemë korrupsioni për përfitime nga fondet e Agjencisë së koordinimit të ndihmës së huaj (SASPAC), të cilën e drejtonte që prej vitit 2021, si dhe për fshehje të pasurisë.

Paloka shprehet se Beqaj është një nga hajdutët më të mëdhenj që është arrestuar sot, por nuk është më i madhi, pasi më i madhi është ai 2-metroshi tjetër, kryeministri Rama.

“Kjo që ka ndodhur është një strategji, jo vetëm me Beqajn por me të gjithë ata para Beqes është ndjekur dhe ne e kemi denoncuar si drejtësi me regji. Pra çdo gjë është e kontrolluar nga Rama dhe këta hajdutët, ky është një nga hajdutët më të mëdhenj që është arrestuar sot por nuk është më i madhi, pasi më i madhi është ai 2-metroshi tjetër.

Çfarë po ndodh me të gjithë këta? Të gjithë mendonin se të paktën Beqajn e kishte SPAK në hetim dhe do ta arrestonte për të gjithë ato skandale të njëpasnjëshme kur ky ishte ministër i Shëndetësisë, për miliona e miliona euro të vjedhura nga taksat e shqiptarëve që edhe sot e kësaj ditë shkojnë në xhepat e njerëzve të Ramës dhe të Beqës.

Sot papritur pamë njoftimin e SPAK se Beqaj qenka arrestuar për ca mijëra euro që paska çuar në restorantin e tij të fshehtë, të fshehtë e di e gjithë Tirana që është restoranti i Beqës por skandali është që po e marrin në ndjekje penale për një hiç gjë në krahasim me atë që ka bërë në të vërtetë ky, dëmin e madh që i ka bërë ky shqiptarëve dhe jo vetëm në para por të gjitha ato skandale të Onkologjiku, shëndetësia që kemi sot që është në kushte më skandaloze, ku në raportin e fundit, shqiptarët ishin populli që kishin paguar më shumë për shëndetësinë në Evropë.”- tha Paloka.


Shtuar 4.07.2024 20:43