I dha fund jetës para SPAK, Pal Trashaj mori 5 mln lekë kredi tek NOA Financë, këstet tek Raiffeisen i shkuan 12.4 milionë

Pal Trashaj, 63-vjeҫ, humbi jetën pasi konsumoi f*toks*në gjatë protestës para SPAK, ku kërkonte drejtësi dhe hetim për skemën kriminale të mikro kredive që kanë ngarkuar me detyrime të fryra qindra mijëra shqiptare.

Nga viti 2020 Trashaj kërkonte hetime për ato që i konsideronte vjedhje dhe detyrime të tepërta, por askush nuk u hetua.

Në mungesë të drejtësisë ai kërkonte drejtësi, ndërkohë që kredinë e kishte marrë tek fondacioni financiar NOA dhe problematikat i kishin dalë, pikërisht për këstet e paguara tek filiali i kësaj kompanie në Lezhë.

Pak kohë më parë, Trashaj u bë pjesë e një denoncimi publik për mikro kreditë, gjatë një interviste për TCh.

E përfshirë në kredinë e 63-vjeҫarit, rezulton edhe Raiffeisen Bank, ku 63-vjeҫari kishte shlyer disa prej kësteve.

Dëshmia e Pal Trashajt:
Në vitin 2008 mori një kredi 5 milionë lekë të vjetra, tek Oportunity, që më pas u kthye në NOA.

Meqë ata nuk ishin bankë, këstet do t’i paguaja tek Raiffeisen Bank, ҫdo muaj paguaja rreth 150 mijë lekë të vjetra”.

Ҫdo muaj shlyeja këstin, por Oportunity u kthye në NOA. Rreth pesë këste nga 2011 deri në 2013 i kam shlyer tek NOA në Lezhë. Binte rruga për në punë dhe kaloja aty, ndaj 5 këste i pagova aty.

Në vitin e 5 mbaroi shlyerja e kredisë, për 5 milionë lekë kredi, duhej të paguante 8 milionë lekë të vjetra.

Pasi e shleva detyrimin, me marrin nga zyra e NOA ne Lezhë, më thonë i detyrohesh NOA-s 400 mijë lekë të vjetra.

I thashë pse, dhe më tha nuk di gjë, jam i ri. Ishin gjithë stafi i ri. Kërkova me shkrim pretendimet e tyre, nuk m’i dhanë.

Shkova prapë më pas, më jep një bilanc, ku më thotë që kisha këste të munguara rreth 900 mijë lekë, por bashkë me interesat, shkonte 4.4 milionë lekë të vjetra.

Troshaj thotë se kjo ka ndodhur nga vjedhja që i bënë në zyren e NOA-s në Lezhë.

Në 2017 nisën telefonatat, e më pas zarfat, kompani që thonin kemi blerë kredinë tuaj të keqe dhe do bëjmë ekzekutimin.

Vinin zarfa me vula të kuqe për 2-3 vjet. Shkoja tek kompania Përmbarimore, ku kishte me dhjetëra qytetarë që dikush paguante, diskush ankohej. Aty kishte një skuader ҫunash të rinj që keqpërdoreshin për të dhunuar njerëzit.

Shkresat që vinin, luanin njëra thoshte 4.4 milionë, tjetra 4.8.

Pas këtyre procedurave, Pal Trashajt i bllokuan pasurinë, konkretisht banesën, por pa ia shitur atë, vetëm duke ia bllokuar.

Ata ishin si hajduti që del në rrugë, nëse reziston nuk t’i merr, nëse dorëzohesh t’i merr, unë nuk u dorëzova.

Në finale, për 5 milionë lekë të vjetra që Trashaj ka marrë, ai ka paguar 8 milionë rregullisht, dhe 4.4 milioneëqe i kërkonin për vonesat e komisionet, detyrimi i ka shkuar 12.4 milionë lekë të vjetra.


Shtuar 3.07.2024 11:56