Samir Mane është biznesmeni i cili pa çka se është pronari i një sërë biznesesh dhe konsiderohet si një prej njerëzve më të pasur në vendin tonë, gjithmonë shfaqet sportiv, mjaft i thjeshtë dhe pa komplekse.
Këtë fundjavë ai së bashku me miqtë e tij ndodhen në jug të vendit. E teksa të gjithë mendojmë se Samirin do e shihnim duke shijuar darkën me shoqërinë e tij, ai ka bërë për ta “kamarierin”.
Në një video të publikuar nga gazetari Blendi Fevziu, Mane shihet me tabaka në duar teksa po u servir atyre gotat me ujë.
Pjesë nga biseda:
Samir Mane: Kam sjellë gotat e ujit se ka shumë punë Dino. Kam sjellë gotat me ujë për ta ndihmuar.
Fevziu: A të vij të punoj unë por e kam dorën keq?
Samir Mane: S’ka problem, sot punoj unë nesër e ke radhën ti.
Fevziu: Do e postoj në Instagram, ta dish.
Samir Mane: Po.