Rimeli është një nga ato produkte për të cilin nuk mendojmë shumë për jetëgjatësinë.
Vërtet besojmë se e vendosim në qerpikët e pastruar, gjë që redukton mundësinë e kontaminimit, si dhe faktin që rimeli përmban shumë pak ujë, por megjithatë, nuk duhet anashkaluar data e skadencës.
Paketimi i pothuajse çdo rimeli tregon që skadenca e rimelit të jetë gjashtë muaj pas hapjes dhe nëse vëreni gunga ose një erë të çuditshme e të pakëndshme, hidheni edhe para se të arrijë kjo kohë.
Irritimi i syve: Kur rimeli rri gjatë hapur, përbërësit në të mund të prishen ose ndryshojnë, gjë që mund të shkaktojë
Infeksioni i syve: Përdorimi i rimelit të skaduar mund të rrisë rrezikun e infeksioneve bakteriale ose kërpudhore të syve. Mikroorganizmat mund të rriten në një produkt që tashmë është hapur dhe i skaduar, kështu që kontakti me sytë mund të shkaktojë infeksion.
Dëmtimi i qerpikëve: Kur përdorni rimel të vjetër, është e mundur që struktura e të ndryshojë, të bëhet e thatë ose me gunga. Kjo mund të çojë në dëmtim të qerpikëve gjatë aplikimit ose heqjes.
Reaksionet alergjike: Rimeli i vjetër mund të përmbajë përbërës që janë bërë alergjikë pas datës së skadencës. Kjo mund të shkaktojë reaksione alergjike si kruajtje, djegie, ënjtje ose skuqje të lëkurës rreth syve.