Rreth 40 mijë tifozë shqiptarë priten sot në “Volksparkstadion Hamburg”. Kjo është çfarë ka konfirmuar një anëtar i Tifozave Kuq e Zi në lidhje të drejtpërdrejt me emisionin “Kampionët” në Klan TV.
Herën e fundit në Dortmund, tifozët kuqezi ishin mbi 50 mijë. Stadiumi mbante në total 61 mijë tifozë.
Tashmë në Hamburg kapaciteti është 57 mijë. Sërish tifozët shqiptarë pritet ta pushtojnë dhe pse duhet theksuar se kroatët gjithashtu njihen për numrin e shumtë në stadium.
Kujtojmë se sfida mes Shqipërisë dhe Kroacisë luhet sot në orën 15:00. Ky do të jetë takimi i dytë për përfaqësueset në grupin B të Euro 2024.