Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kievit, Oleksandr Lytvynenko u shpreh në “The Times” se Vladimir Putin mund të autorizojë përdorimin e një arme bërthamore taktike të ushtrisë ruse përballet me disfatë në Ukrainë.
“Ne nuk mund të përjashtojmë asgjë, nëse Rusia është në prag të një disfate katastrofike”, tha Lytvynenko
Lytvynenko shtoi se ende nuk ka gjasa që Putin të shtypë butonin bërthamor dhe pothuajse me siguri të shkaktojë një luftë të tretë botërore.
“Ai dëshiron të jetojë,” shtoi ai.