Pamje e jashtëzakonshme, ja se si priten lojtarët e Kombëtares kur hyjnë në fushë

Vetëm pak minuta na ndajnë nga starti i takimit Itali-Shqipëri në Dortmund, e vlefshme për Grupin B të “EURO 2024”.

Një atmosferë mahnitëse është krijuar nga tifozët shqiptarë, të cilët e kanë “ngjyrosur” “BVB Stadion” me ngjyrat kuqezi.

Gjithashtu ata i bënë dhe një pritje madhështore skuadrës në momentin që lojtarët zbritën në fushë për nxehjen.


Shtuar 15.06.2024 21:00