Transmetuesi publik i Kosovës synon që të marrë pjesë vitin e ardhshëm si garues në Eurovizion, që do të mbahet në Zvicër. Kërkesa zyrtare tashmë është dorëzuar në Unionin Evropian të Transmetuesve (EBU).
Pasi lajmi u bë publik nisën të ngrihen pyetje se cili artist mund ta përfaqësojë Kosovën në Festivalin Europian. Dhe kjo pyetje solli një zhvillim të ri në showbiz.
“Prive.al” bëri një postim duke pyetur ndjekësit se cili artist dëshirojnë të përfaqësojë Kosovën në Eurovizion në vitin 2025. Mes shumë komentuesve, Stresi bëri tag Yll Liamnin, duke propozuar pikërisht atë.
Deri këtu çdo gjë është në rregull. Një nga ndjekësit e faqes shkroi poshtë postimit për komentin e Stresit, duke sugjeruar Don Xhonin. Gjë për të cilën reperi nuk ra aspak dakord, duke ironizuar:
“Po qysh jo. Edhe gjyshja jeme që don jau bi e ka zonin shumë karakteristik”. Koment që trazoi ujërat dhe nënkuptoi një prishje miqësie mes tyre.
Pak pasi ky koment bëri xhiron e rrjetit,
Stresi sqaroi në një koment tjetër se nuk ka asgjë personale me Don Xhonin, por nuk mendon se një reper i përshtatet atij Festivali.
“Unë nuk hedh kunja askujt sepse ua them në sy. E thashë në kuptimin që s’ka çfarë bën një reper live në atë evenimet botëror??? Thashë a t’ua bie dhe gjyshen në kuptimin figurativ…. S’kam gjë me të, as s’kam pasur përpos i uroj suksese në karrierë”- shkroi Stresi.
Po Don Xhoni si reagoi lidhur me gjithë këtë? Ai ka reaguar në mënyrë indirekte duke ndarë një video në Instastory, ku shfaqej duke qeshur. Videon e ka shoqëruar me dy emoji duke qeshur me lot.