Përmbyset zetori në Kuçovë, ndërron jetë 55-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në fshatin Perondi të Kuçovës.

Një 55-vjeçar, duke drejtuar zetorin, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 16:45, në rrugën rurale të fshatit Perondi, Kuçovë, mjeti buqësor zetor që drejtohej nga shtetasi R. K., 55 vjeç, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, drejtuesi i mjetit, shtetasi R. K, ka humbur jetën“, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga


Shtuar 12.06.2024 18:13

Tags: