Më të lumtur se kurrë, Heidi dhe Romeo hedhin hapin e radhës në romancën e tyre

Heidi dhe Romeo kanë vendosur të qëndrojnë larg zhurmës mediatike dhe angazhimeve profesionale. Çifti, romanca e të cilëve lindi nga formati i “Big Brother Vip” kanë vendosur të bashkëjetojnë. Kështu bëjnë me dije burime nga “Vip Magazine”.

Dyshja janë vendosur në një apartament ku po jetojnë vetëm, teksa planifikojnë pushimet e tyre këtë verë. Pavarësisht kërkesave dhe ofertave të shumta, Heidi dhe Romeo kanë qëndruar larg angazhimeve profesionale deri tani duke ju dedikuar njëri-tjetrit.

Nga ana tjetër, Heidi i ka thënë Jo ofertës së Manushit për të prezantuar programin që do të nisë në Top Channel dedikuar kampionatit europian të futbollit.

Megjithatë ajo është shprehur e gatshme të vijë në ekranin e Top Channel si moderatore, kështu që do të na duhet të presim shtatorin për të parë se në çfarë formati do të vijë ajo për publikun.


Shtuar 10.06.2024 15:55

Tags: ,