VIDEO/ Sara Gjordeni dhe Bardhi zbulojnë gjininë e bebit që pritet të vijë në jetë

Këngëtari Bardhi Idrizi dhe Sara Gjordeni do të bëhen prindër për herë të parë së shpejti.

Ditën e sotme, përmes një postimi në Instagram kanë zbuluar gjininë e foshnjës së tyre. Dy ish-banorët e Big Brother Vip do të mirëpresin në jetë në vajzë dhe në momentin kur zbuluan gjininë çifti shpërthyen në lot.

“Të duam më shumë se veten!!!”- ka shkruar Sara krahas videos emocionuese.

Kujtojmë se çifti u njoh dhe u dashurua brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania 3”.

View this post on Instagram

A post shared by Sara Nikol Gjordeni (@saragjordeni)

 


Shtuar 7.06.2024 14:17