“Më ka rritur më shumë“/ “Grande Fratello” apo “Big Brother VIP 3”? Kë zgjedh Heidi?

Heidi Baci ka zbuluar se ende nuk ka pasur komunikim me ish-banorët e “BBV”. Këtë ajo e zbuloi sot teksa ishte e ftuar në “Wake up”.

Po ashtu, ish-banorja u pyet se cila eksperiencë ishte më e bukur, ajo në Shqipëri apo “Grande Fratello”. Heidi u shpreh se “BBV” i ka pëlqyer shumë, edhe pse ka pasur probleme me gjuhën dhe me përshtatjen.

Pyetje-përgjigje:

PYETJE- Ke komunikuar me banorët e tjerë pas daljes?

HEIDI- Fare. Absolutisht jo. Kam dashur të marr pak veten. Nuk kemi folur.

PYETJE-Do të doje të flisje me ndonjë?

HEIDI-Julin ndoshta mund të takoja.

PYETJE-“Grande Fratello” apo “Big Brother VIP 3”, cilën do të zgjidhje si eksperiencën më të bukur?

HEIDI-Kanë qenë të dyja të rënda. Por më ka pëlqyer më shumë “Big Brother VIP 3” këtu, sepse e kam çuar deri në fund, ka pasur më shumë emocione, sfida. “/. Gjuha ka qenë e vështirë, në fillim isha shumë e heshtur sepse nuk i kapja gjërat shpejt. Edhe mënyra e mendimit është ndryshe. Isha komplet në autobus 90% të kohës. Jam shumë krenare për veten.

PYETJE-Të ka shkruar ndonjë nga banorët e “Grande Fratello” në Itali?

HEIDI-Kam folur me Beatrice Luzzin, është shumë e mirë. Tani që do shkoj do e takoj për një kafe. Të di edhe se çfarë mendon për Eglën (qesh).


Shtuar 5.06.2024 15:25

Tags: ,