Të tjera detaje zbardhen nga plagosja e ndodhur pasditen e sotme në Shkodër. Sipas informacioneve, mësohet se nga persona ende të paidentifikuar është goditur me sende të forta shtetasi Vladimir Bruçi, 62-vjeç.
Ai është goditur në afërsi të banesës. Policia është në kërkim të autorëve, ndërsa 62-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Mësohet se plagosja ka ndodhur në afërsi të kopështit “Tom Alimhilli” në qytetin e Shkodrës.