Pak momente më parë, një aksident është regjistruar në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”. Një këmbësor është përplasur me makinë, ku për pësojë u dërgua me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Sakaq, me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi:
Rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, automjeti me drejtues shtetasin P. B., ka përplasur shtetasin M. F., 40-vjeç, këmbësor, i cili u dërgua në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.