Matura 2024/ Teza e provimit të anglishtes publikohet rreth 30 minuta pas fillimit të testimit

Ditën e sotme, në orën 10:00 ka nisur provimi i parë i Maturës Shtetërore 2024, ai i gjuhës së huaj.

30 minuta pas fillimit të provimit, teza ka rrjedhur në rrjete sociale.

Teza e provimit është publikuar nga “Studentet Denoncojne” dhe vjen pas vendosjes të masave strikte të sigurisë, të cilat me sa duket nuk i kanë ndaluar maturantët të hynë në ambientet e provimit me telefonin e tyre.


Shtuar 3.06.2024 11:08