Tjetër aksident në ndërtim/ Punëtori 62- vjeçar bie nga lartësia, në koma! Me helikopter nga Saranda sillet në Tiranë

Një 62- vjecar është plagosur rëndë pasi ka rënë nga një lartësi, teksa punonte në një kantier ndërtimi.

Servet Ziflaj, 62- vjeç është nisur paraditen e sotme me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Burime spitalore bëjnë me dije se ai është paraqitur ditën e djeshme (1 qershor) në spitalin e Sarandës, pasi kishte rënë nga një lartësi  në kantierin ku punonte.

Fillimisht ai ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore, por ditën e sotme ka rënë në gjendje koma. Për shkak të gjendjes së rëndë është transportuar me helikopter drejt Tiranës.

 


Shtuar 2.06.2024 10:59