VIDEO / Kapiteni Nacho ndez festën, momenti kur Real Madrid feston Championsin e 15-të

Real Madrid është kampion i Europës për herë të 15-të në histori.

Madrilenët triumfuan në finalen e UEFA Champions League 2024 përballë Borussia Dortmund, në supersfidën e zhvilluar në stadiumin “Wembley” të Londrës.

Pas sfidën festa madrilene ishte ajo që pushtoi stadiumin e Londrës, me “Los Blancos” që ngritën lart trofeun e 15-të.

Një fitore historike që u shoqërua me një festë të çmendur si në fushën e blertë, por edhe në tribuna.

Më poshtë mund të shijoni momentin kur kapiteni Nacho Fernandez ngre lart trofeun e Champions League dhe feston së bashku me Carlo Ancelottin dhe shokët e ekipit.


Shtuar 1.06.2024 23:25