Mjeku Tritan Kalo, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka rrëfyer betejën e bashkëshortes me sëmundjen e rëndë.
Me anë të një dedikimi mjaft prekës, mjeku përveçse i shpreh dashurinë Rozetës, e inkurajon atë që të luftojë kundër sëmundjes.
“30.05.2024…..Prag mbyllje i muajit të pestë të këtij viti të brishtë….Po mbyllet po ashtu java e pestë e qëndrimit për të dytën herë në Royal Jubilee Hospital të Victoria, BC, Canada….
Pabesia e ‘sëmundjes së shekullit, kancerit’ na surprizoi vetëm dhjetë ditë përpara se të niseshim për në Mëmëdhe, nisje që po e prisnim aq shumë të tre së bashku Rozeta, unë dhe e vogla e Familjes Kalo Jr, Genta Juna Kalo….
Të dyja kanë 21 vite pa ardhur në Tokën ku na ka lerë koka si mua po ashtu edhe sime shoqeje, sepse e vogla e familjes ka lindur këtu në Kanada….
MOS u dorzo Rozeta Kalo….Mos na i këput në mes ëndrrat e kësaj jete, të cilën ti e dëshiron dhe i gëzohesh kaq shumë….
TË DUAM shumë dhe ende shpresojmë që të vijosh të na bëhesh krah, në luftën për JETËN, sepse duhen dy vetë për të vijuar “kërcimin e valsit të lumturisë”, që ajo na ofron…..Together forever and ever”, shkruan Tritan Kalo.