Në mbledhjen e sotme të qeverisë ka patur disa ndryshime në kabinet, ku janë larguar nga detyra dy zëvendësministra.
Më konkretisht bëhet fjalë për dy zv/ministrat e Punëve të Jashtëme Besard Kadia dhe Artemis Malo.
Mësohet se si Kadia ashtu dhe Malo do të vijojnë karrierën e tyre në diplomaci.
Malo mësohet se ka marrë aprovimin nga kryeministri Edi Rama për të shkuar si ambasadore e Shqipërisë në Kanada. Ndërsa Kadia është propozuar për të shërbyer si ambasador në Azerbajxhan.