U dhunua nga 3 persona në zonën e ish-Bllokut, si paraqitet gjendja shëndetësore e avokatit të Berishës

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi,  u sulmua nga tre persona me grushte dhe sende të forta, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Sakaq, zbardhen detaje rreth gjendjes shëndetësore të avokatit të njohur, Sokol Mëngjesi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Sokol Mëngjesi ka një frakturë në kokë dhe dëmtime të tjera në trup, ndërsa për momentin ndodhet në urgjencën. Duke iu referuar bluzave të bardha, gjendja e tij paraqitet stabël.

Raportohet se Mëngjesi ende nuk ka dhënë deklarimet e tij, ndërsa po bën të gjitha ekzaminimet në spital.

Policia ka marrë në pyetje të gjithë qytetarët që janë bërë dëshmitarë të ngjarjes së rëndë, që ndodhi në një zonë të populluar.


Shtuar 29.05.2024 10:37