VIDEO / “Ta q* motrën”, Murataj nuk përmbahet ndaj Xhemajlit pas daljes nga fusha

Një moment i pakëndshëm u kap nga kamerat e transmetimit në ndeshjen mes Partizanit dhe Egnatias.

Mesfushori i Partizanit, Valentino Murataj u bë protagonist në minutën e 87’ kur po bënte xhiron në pjesën e jashtme të fushës për të shkuar drejt stolit pas zëvëndësimit.

Një top i dalë jashtë, merret nga Murataj i cili rifutet në fushë për ta rivendosur sa më shpejtë në lojë.

Arbitri Anthony Taylor e ndëshkoi me karton të verdhë e më pas u afrua edhe mbrojtësi i Egnatias, Arbenit Xhemajli për t’i kërkuar llogari.

Në tension e sipër, Murataj lëshon një “Ta q* motrën” duke mos i mbajtur nervat e lojës. Një episod që u kap nga kamerat e transmetimit drejtpërdrejtë.

Partizani nuk ia doli të ruante fronin e kampionit teksa u mposht nga Egnatia në finalen e madhe dhe duhet të mjaftohet me vendin e dytë të Superiores.


Shtuar 26.05.2024 23:10