‘Welcome Lord Cameron!’ Tirana bëhet gati të presë sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe (FOTO)

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Lordi David Cameron do të vizitojë Tiranën më 22 maj. Ai do të takohet me kreun e Shtetit, Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe ministrin për Evropën dhe Punët  e Jashtme, Igli Hasani.

Kur kanë mbetur më pak se 24 orë nga vizita e David Cameron, kryeqyteti është stolisur me flamuj të Britanisë së Madhe, ndërsa janë vendosur postera gjigand të sekretarit britanik në godinën e  Universitetit Politeknik.


Shtuar 21.05.2024 18:03