Tërmet i fortë godet Italinë, ja sa ishte magnituda

Një tërmet i fortë ka goditur jugun e Italisë. Tërmeti me magnitutë 4.4 ka lëkundur qytetin e Napolit.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Campi Flegrei në një thellësi prej 10 kilometrash.

Mediat italiane nuk raportojnë për dëme, ndërsa qytetarët janë shprehur se i kanë ndjerë dy tërmete njëri pas tjetrit, ku i dyti ka qenë edhe më i fortë.


Shtuar 20.05.2024 21:19

Tags: