Mbappe pranë transferimit te Lille, francezi bëhet shok skuadre me Edon Zhegrovën

Një tjetër Mbappe mund të largohet nga Paris Saint-Germain. Pasi Kylian i dha lamtumirën parizienëve me destinacionin më të mundshëm që është Real Madrid, tashmë është vëllai i tij Ethan Mbappe që po mendon largimin.

Tashmë në moshën 17 vjeçare, vëllai i vogël i Kylian Mbappe ka gjetur shumë pak hapësira në ekipin e parë të PSG-së.

3 paraqitje në kampionat dhe 2 në kupë kanë bërë që Ethan të mendojë transferimin diku tjetër, duke marrë parasysh edhe largimin e vëllait të tij të madh.

Kontrata e tij me PSG-në përfundon në qershor të këtij viti dhe nuk ka negociata për zgjatje të bashkëpunimit.

Në krahun tjetër, Lille është skuadra më e interesuar për shërbimet e lojtarit.

Ekipi ku aktivizohet dhe shqiptari Edon Zhegrova po bën gjithçka për të bindur Ethan Mbappe që t’u bashkohet, duke e parë si një përforcim ideal për skuadrën.


Shtuar 20.05.2024 20:14