Shpërthim me tritol në Fushë Krujë, lëndë plasëse në një banesë

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Krujë.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se lënda plasëse është vendosur në portën e Artur Kurtit, 50 vjeç.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

”Më datë 18.05.2024, rreth orës 22:10, në Arrameras, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit A. K., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale (është dëmtuar porta e jashtme)”, njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 18.05.2024 23:05