Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë Armando Sadiku është kthyer sërish te goli.
Futbollisti i Malagës vendosi në baraspeshë sfidën në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll kundër Numancias. Në minutën e 54-rt, skuadra andaluziane fitoi penallti dhe Sadiku nuk fali duke rihapur sfidën.
Ai po kalon një sezon mjaft pozitiv në aspektin personal me Malagën duke realizuar 10 gola në 22 takime.