Historia e Vitor Roque në Barcelonë nuk po shkon sipas pritshmërive të brazilianit.
Trajneri Xavi Hernandez pavarësisht se drejtuesit e klubit shpenzuan plot 60 milionë euro për ta transferuar nga Athletic Paranaense, nuk i ka dhënë hapësira në fushë.
Pak ditë më parë, agjenti i lojtarit, Andre Cury shpërtheu në akuza ndaj teknikut spanjoll duke kërcënuar klubin se 19-vjeçari do të largohet në merkaton e verës.
Dhe, së fundmi emri i tij ka përfunduar në listën e drejtuesve të Inter.
Zikaltërit po e studiojnë pistën që të dërgon te Vitor Roque, edhe pse nuk janë të gatshëm të bëjnë çmendurira.
Te Inter janë të hapur vetëm nëse e transferojnë Vitor Roque nëpërmjet formulës së huazimit.
Në fakt, kjo nuk është hera e parë që braziliani përfundon në axhendën e Inter, pasi edhe më herët kur aktivizohej në Brazil, zikaltërit e kanë pasur në fokus sulmuesin, por pasi Barça u fut në garë, italianët u tërhoqën.