“O Graciano ku të çon mushka?”- Françeska i del në mbrojtje Heidit: Po i thua për por*o… (VIDEO)

Mëngjesi i sotëm ka vijuar me debate të forta mes Gracianos dhe Heidit. Kjo e fundit edhe pse është përballur me ofendime të rënda nga ana e tij, ka vendosur ta injorojë, por duket se kjo gjë e ka acaruar edhe më tej balerinin. Në një moment teksa Heidi po qëndronte në oborr me Romeon, ai ka shkuar dhe i ka thënë se ka bërë skena “hot” para tij pasditen e djeshme, deklaratë e cila ka shokuar çiftin por si duket edhe banorët e tjerë. Françeska ja ka thënë në sy Gracianos se nuk mund të shprehet në atë fjalor ndaj një femre dhe në një mënyrë ose tjetrën duket se i doli këtë rast në mbrojtje Heidit, me të cilën ka patur shpesh debate të forta.

Graciano: Françeska i vura në dukje një gjë nuk është? Gënjeva gjë?

Françeska: Ti i the bën skena “hot” mo Graciano, e di sesi del kur e thua këtë. Ku të çon mushka? Je djalë i artikuluar pse ja thua ashtu, thuaj ti përdor dashurinë tënde për të më ikur mua nga biseda. Jo bëj skena “hot”. Ato janë fjalë që mund t’i them unë që s’di mirë shqip, mbase.

Graciano: Ajo pas gafës që bëri shkoi të Romeo, dhe ka ndenjtur 20 minuta duke bërë skena të ndryshme.

Françeska: E di se e ka bërë dhe herë të tjera.

Graciano: Po pra edhe unë për këtë e kam. Po ku jam gabim unë?

Françeska: Po thuaje kështu, jo skena “hot” se fjala “hot” duket sikur po i thua për porno mo vëlla

Graciano: Ej, a je në terezi? S’e kam unë për këtë gjë fare, s’e kam për këtë gjë kurrë.

Frankçeska: Prandaj po të them. Po nuk po e dëgjon veten tënde se çfarë po thua, ec, bëj më kujdes për fjalorin. Po ja drejton një femre.

 


Shtuar 13.05.2024 14:57