Gjykata e Gjirokastrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për 69-vjeçarin Thoma Mastorën, i cili akuzohet për vrasjen e të moshuarve në Dropull.
Krimi i dyfishtë ndodhi më 2 maj, ku sipas verifikimeve të policisë së Gjirokastrës, Mastora, ka goditur me një levë në kokë dhe trup, fillimisht Kosta Ilia 84-vjeç dhe në brendësi të banesës, ka goditur për vdekje Kleoniqi Ilia 88-vjeçe.
Pasi i vrau të dy të moshuarit, autori 69-vjeçar, u largua për në banesën e tij që ishte jo shumë larg vendit ku ndodhi ngjarja e rëndë.