Vendi ynë, në orët e paradites do të vijojë të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë vendin, por më të theksuara vranësirat paraqiten në skajin verior –verilindor, duke rrezikuar momente me pika shiu.
Parashikohet që pjesa e dytë e ditës, të vijojë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë Shqipërinë, por nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten gjatë orëve të mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera minimale, deri në 27°C vlera maksimale që pritet përgjatë zonës së ulët.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi permanent Jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.