UEFA ka konfirmuar se mesfushori Christian Erisken është në gjendje stabile.
Danezi për disa minuta ‘luftojë’ me jetën, mirëpo tani është në gjendje stabile.
Këtë e ka konfirmuar UEFA, përmes një komunikate:
“Duke ndjekur emergjencën ku ishte i përfshirë lojtari i Danimarkës, Christian Eriksen, një mbledhje urgjente me dy skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes do mbahet dhe detajet e tjera do konfirmohen në 19:45.
Lojtari është transferuar në spital dhe është në gjendje stabile”, shkruhet në komunikatë.
Following the medical emergency involving Denmark’s player Christian Eriksen, a crisis meeting has taken place with both teams and match officials and further information will be communicated at 19:45 CET.
The player has been transferred to the hospital and has been stabilised.
— UEFA (@UEFA) June 12, 2021