Momenti kur mjekët i japin Eriksenit ndihmën , frymemarrje artificiale.
Një incident trishtues ka ndodhur në ndeshjen e grupit B në Kampionatin Evropian, mes Danimarkës dhe Finlandës.
Kah fundi i pjesës së parë Christian Eriksen ka humbur ndjenjat në fushë.
Ai ishte duke ecur teksa u rrëzua në fushë, dyshimet e para janë se mund të ketë pësuar sulm në zemër. Menjëherë ka reaguar stafi mjekësor i Danimarkës duke i dhënë ndihmën “ringjallje kardiopulmonare”.
Ndeshja është ndërprerë prej më shumë se 10 minutave.
Ndeshja është suspenduar edhe zyrtarisht.