Kryeministri Rama ka marrë fjalën në Asamblenë e PS ku po festohet 30 vjetori i krijimit të kësaj force politike.
Gjatë fjalës së tij, ai i ka kthyer përgjigje edhe përshëndetjes së ish-kryeministrit Fatos Nano, të cilin ai e quajti babain e tij politik.
Edi Rama: Gëzuar 30 vjetorin e PS! Kjo është një ditëlindje e bukur! Është ditë e bukur, por kjo e sotmja ka veçantinë e përvjetorit të 30, por edhe shijen e fitorës së sapoarritur. Për hërë të parë në historinë e Shqipërisë.
Faleminderit edhe njëherë të gjithë atyre që punuan fort për këtë arritje dhe shkruan një faqe kaq të veçantë në historinë e PS.
Faleminderit të gjithë që në 30 vite i dhanë frymë, energji dhe besim PS. Faleminderit që i dhatë emrin, vlerat dhe tiparet e ndryshimit. Faleminderit liderit të parë të saj, babait tim politik që në fillim e desha, pastaj e vrava. Më pas e gjeta të Rilindur në respektin dhe vëmendjen e ndërsjelltë. /albeu.com/