EURO 2020/ Ndepritet ndeshja Danimarkë – Finlandë, mjekët po trajtojnë me urgjencë Eriksen

Ndeshja mes Danimarkës dhe Finlandës është ndërprerë rreth minutës së 40′ pas një lëndimi të tmerrshëm që pësoi Christian Eriksen.

Skena të tmerrëshme në stadium, futbollistët e të dyja skuadrave janë në ankth për gjendjen e Eriksenit.

Gjithastu UEFA përmes një postimi ka njoftuar se kjo ndeshje është ndërprerë për shkak të situatës emergjente shëndetësore të Eriksen.

Mbetet të shihet se kur do të zhvillohet pjesa e mbetur e këtij takimi.

Shtuar 12.06.2021 18:57