Salianji i kthehet Ballës: Ku e ke Ervis Martinajn, është gjallë apo ka vdekur?

Ditën e sotme, në interpelancën e tij me ministrin e Brendshmëm, Taulant Balla, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, u shpreh se ky i fundit, nuk iu përgjigj shumë pyetjeve që demokrati i drejtoi.

Ai foli nga foltorja e Kuvendit, se janë hedhur në këto vite miliona euro për reformimin e policisë dhe pastrimin e saj nga krimi, por vetëm një drejtues i lartë është përjashtuar për këtë akuzë. Ai u ndal dhe te zhdukja e Martinajt.

“Gjatë gjithë fjalës tuaj nuk kishit asnjë përgjigje për pyetjet që ju kam dërguar. Nuk thatë se sa punonjës kanë kaluar vettingun nga 11 mijë punonjës nga Drejtoria e Përgjithshme. Ka 8 vite, miliona euro, 3 ndryshime për këtë ligj dhe ka përfunduar jashtë vetëm 1 drejtues i lartë.

Gjithë mln e eurove, investimet e partnerëve, është përjashtuar vetëm një drejtues. E pamë në rastin e Metamorfozës, se si në bëheshin emërimet në Policinë ë Shkodrës. Të dyja palët punonin për socialistët për të mbledhur votat. A keni dijeni për përdorues të policisë që përdorin telefona Sky?.

Ne vetëm kemi inkurajuar Policinë e Shtetit. Mos t’i mbajmë peng qytetarët. Ju nuk na thoni dot si parti se po bëjmë namin në policinë e Shtetit se i keni rënë me hunj.

Dilni dhe thoni që drejtuesit e policisë janë te grupi i Çiftelisë. Apo vetëm kur ishte koha e PD-së.

Zbardhni zhdukjen e Ervis Martinajt, është gjallë apo ka vdekur? E keni në kërkim edhe sot. A keni guxim t’ua thoni familjarëve është gjallë apo jo? Është njoftuar 5 minuta para operacionit policor për arrestimin e tij se siç duket kishte plane të tjera qeveria”, u shpreh ai.


Shtuar 2.05.2024 12:02