Ilir Meta mbledh nesër Komitetin Drejtues Kombëtar, emrat që do votohen si anëtarë të rinj të Kryesisë

Kryesia e Partisë të Lirisë vendosi të thërrasë nesër, në datën 30 prill 2024, në ora 18:00, mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar, për të nisur zbatimin e menjëhershëm të statutit të miratuar në Konventën Kombëtare.

Kryesia e Partisë së Lirisë vendosi t’i propozojë Komitetit Drejtues Kombëtar votimin e anëtarëve të Kryesisë aktuale për të formuar Kryesinë Politike të Partisë së Lirisë.

Kryesia e Partisë së Lirisë propozoi të hedhë në votim, për anëtarë të rinj të Kryesisë Politike edhe emrat, si më poshtë vijojnë:

1. Myrvete Asqeri (Anëtare e KDK)
2. Adriatik Hoxha (Anëtar i KDK dhe Sekretar për Sportet)
3. Ana Gjidiaj (Anëtare e KDK)
4. Bedri Merhori (Anëtar i KDK)
5. Besnik Jakaj (Anëtar i KDK)
6. Fatjona Selimaj (Anëtare e KDK, Kryetare e PL, Fushë-Arrëz)
7. Erisilda Hoxha (Anëtare e KDK, Kryetare e PL Kuçovë)
8. Brunilda Salaj (Anëtare e KDK)
9. Pegiola Toro (Anëtare e KDK dhe Këshilltare, Bashkia Roskovec)
10. Denis Hidri (Anëtar i KDK)

Po ashtu, Partia e Lirise ben thirrje qe “Cilido anëtar i Komitetit Drejtues Kombëtar, që dëshiron të kandidojë për anëtar të Kryesisë Politike të Partisë së Lirisë, është i lutur të dorëzojë pranë Departamentit të Organizimit në Partinë e Lirisë, një kërkesë, bashkëlidhur me një CV, deri nesër, datë 30 prill 2024, ora 10:00.”


Shtuar 29.04.2024 19:57